“Si e ëma dhe e bija”, Arbenita Ismajli ndan momentin gazmor me të bijën

schedule09:34 - 3 Shtator, 2022

schedule 09:34 - 3 Shtator, 2022

Modelja Arbenita Ismajli është shumë aktive në rrjete sociale, ku ndan shpeshherë momente me të bijën, Nina. Së fundmi, modelja ka publikuar një foto të veçantë ku shfaqet me të bijën e shtrirë në krevat. Të dyja shihen të shtrira në mënyrë të shkujdesur, teksa duket se flenë identik njësoj.

“Si e ëma dhe e bija”, ka shkruar Arbenita krahas fotos së ëmbël. Kujtojmë që modelja dhe Fero u bënë prindër të Ninës një prill të vitit të kaluar. Pak orë pasi solli në jetë vajzën, Arbenita Ismajli mori një lajm të trishtë, atë të humbjes së babait të saj për shkak të Covid-19.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!