Moderatorja shumë e dashur për publikun, Arbana Osmani është shumë aktive në rrjete sociale. Ajo publikon shpesh foto nga përditshmëria, ku shfaqet në praninë e personave të zemrës.
Së fundmi, moderatorja ka dalë për shopping me vajzën e vëllait të saj, me Kenzën dhe ka bërë disa postime në Instastory. Ndërkohë, ndjekësit kanë vënë në pah ngjashmërinë e madhe mes tyre dhe i kanë dërguar mesazhe Arbanës.
Moderatorja i ka publikuar mesazhet në Instastory dhe ka shkruar: “Sa herë që publikoj një foto ose video me Kenzën!”.l.k/abcnews.al