Si duhet ta përdorni limonin për të luftuar rrudhat

schedule16:33 - 19 Maj, 2021

schedule 16:33 - 19 Maj, 2021

Një rutinë jo e shëndetshme për kujdesin e lëkurës dhe neglizhenca mund të çojë në krijimin e shenjave të parakohshme të plakjes. Shumica përdorin kremra të ndryshëm, por në fakt ata përmbajnë kimikate. Prandaj është e nevojshme t’ju referoheni metodave natyrale. Një zgjidhje ideale është dhe limoni.

Mjalti dhe limoni

Përzieni mirë pak mjaltë të papërpunuar dhe lëng limoni. Aplikojeni në fytyrë dhe lërëni për 15 minuta. Më pas lajeni fytyrën e ujë të ftohtë.

Sheqer dhe limon

Përzieni pak sheqer dhe limon së bashku dhe lërëni përrreth 15-20 minuta në fytyrë. Pas kësaj, lani fytyrën me ujë të vakët.

Vaj ulliri dhe limon

Merrni pak lëng limoni dhe shtoni pak vaj ulliri. Aplikojeni këtë përbërje në zonat ku keni rrudha dhe mbajeni për disa minuta.

Kos dhe limon

Përzieni pak lëng limoni dhe kos në një tas. Vendoseni këtë përzierje në fytyrën tuaj. Lëreni për rreth gjysmë ore dhe më pas lajeni me ujë të vakët.

Limon dhe vitaminë E

Vendosja e limonit dhe vitaminës E në fytyrën tuaj ndihmon për të hequr qafe rrudhat. Përzieni pak lëng limoni së bashku me vitaminën E dhe disa pika vaj bajame. Vendoseni këtë pastë në zonat ku ka nisur krijimi i rrudhave dhe lëreni për 20 minuta. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!