Si do të votojnë amerikanët?/ Votë nga çdo “cep” i botës, madje edhe nga… hapësira

schedule16:19 - 30 Shtator, 2024

schedule 16:19 - 30 Shtator, 2024

Në zgjedhjet presidenciale të 5 nëntorit, shumica e shtetasve Amerikanë e kanë të qartë se nuk mund të braktisin një ndër misionet e tyre më të rëndësishëm, atë të votës.

Zhvillimit teknologjik por edhe vendosshmëria e Qeverisë Amerikane për t’i dhënë mundësinë çdo kujt që të bëj zgjedhjen e tyre për të ardhmen e kombit ka bërë të mundur që amerikanët të mund të votojnë nga çdo skaj I botës, madje edhe nga hapësira.

Washington Post në një artikull të dedikuar mënyrës sesi votojnë amerikanët ka sjellë histori nga më të ndryshmet.

Në zgjedhjet Presidenciale të vitit 2016, Corrine Morse zgjodhi të votonte nëpërmjet një makinerie Faxi në Antarktidë ku asaj iu deshën rreth 20 minuta përpara se të shihte njofitimin se fleta e saj e votimit ishte dërguar në Teksas, atje ku ajo ishte një votuese e rregjistruar. Kjo ishte mënyra sesi mbi 100 Amerikanë nga Antarktida votuan në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016.
Ndonëse të ngecur në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës, të drejtën për të votuar në SHBA në zgjedhjet e këtij nëntori do ta kenë edhe Astronautët Barry Wilmore dhe Sunita Williams, të cilët do të qëndrojnë larg Tokës deri në shkurt të vitit të ardhshëm.

Dy astronautët do të kenë mundësinë të dërgojnë votën e tyre nga një kompjuter në stacionin hapësinor dhe më pas të dhënat do ti mbërrijnë një nënpunësi të qarkut ku ata jetojnë. Në fillim të marsit, astronautët Jasmin Moghbeli dhe Loral O’Hara votuan gjithashtu nga Stacioni Ndërkombëtar i Hapësirës për zgjedhjet paraprake, duke pozuar për një foto pranë një flamuri të vogël amerikan në stacionin nderkombetar te Hapesires. Votimi nga Austronautet e Nases qe ndodhen ne Hapesire eshte praktikuar ne Shtetet e bashkuara qe prej vitit 1997.

Ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes, qytetaret qe ndodhen jashte terriotrit te vendit te tyre zgjedhin te votojne nepermjet postes. Ky opsion ofrohet edhe per qytetaret qe jetojne brenda territorit Amerikan. Pertej Votimit me Fax, me poste apo nga Hapesira qytetaret Amerikane kane edhe opsionin tradicional te votimit, ate ku paraqiten ne qendrat e votimit. Ne dhjetera shtete amerikane qytetaret kane te drejte qe t’iu drejtohen kutive te votimit edhe paraprakisht me deri ne nje muaj perpara dates se zgjedhjeve presidenciale./abcnews.al