Fleta “gjigande” e votimit në Tiranë/ Renditen 11 subjekte zgjedhore dhe 539 kandidatë për deputetë

schedule14:42 - 18 Mars, 2025

schedule 14:42 - 18 Mars, 2025

Kjo është pamja që do të ketë fleta e votimit në Tiranë, qarku që mbart edhe numrin më të lartë të mandateve ne zgjedhjet e 11 majit. Në fletë janë të renditura 11 subjektet zgjedhore dhe secili prej tyre do të ketë të shkruar 186 emrat e kandidatëve, përfshirë ato në listë të mbyllur ashtu edhe në të hapur.

Vetëm në qarkun e Tiranës fleta e Votimit pritet të ketë të renditur 539 emra, sipas listës së dorëzuar në KQZ nga partitë politike.

Në të njëjtin format do të jenë edhe fletet e votimit për qarqet e tjera, referuar edhe numrit të mandateve që prodhojnë.

Pas Tiranës renditet Fieri, Durrësi dhe Elbasani ndërsa Qarku i Kukësit dhe Gjirokastres ka edhe numrin më të vogël të mandateve.

Modelet e Fletëve do të Votimit do të miratohen nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve në orën 16:00.

Te henen pasdreke, Kqz hodhi shortin edhe për renditjen e partive politike në fletën e votimit ku goglat i rezervuan Partisë Demokratike, Aleanca për Shqipërinë Madhështore numrin e pamundur 1 ndërsa socialistëve që kërkojnë të qeverisin deri në 2030 shorti u dha numrin 5./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!