Si do të reagonte nëse djali nuk do të bëhej mysliman? Përgjigjet Gold Ag

schedule13:25 - 20 Mars, 2021

schedule 13:25 - 20 Mars, 2021

Gold Ag është një nga reperët shqiptarë, që ka qenë gjithnjë i hapur për besimin e tij. Ai është mysliman i devotshëm dhe me të njëjtën frymë do të rris edhe djalin e tij Guerilin.

I ftuar në Glamour Zone, Gold Ag ka treguar se çfarë do të ndodhte nëse gjërat nuk do të shkonin ashtu siç ai e ka parashikuar.

‘Nëse Gueril do të rritej dhe s’do të pranonte të bëhej mysliman, gabimin do ta gjeja tek vetja jo tek ai. Aty unë do të kuptoja që nuk kam bërë një punë të mirë. Por nuk do ta pengoja në rrugën e tij sepse feja është ndjesi. Sigurisht që mirë nuk do të më vinte, por nuk do ta detyroja për asgjë‘, tha Goldi.

Kujtojmë se para disa javësh vogëlushi ka marrë nënshtetësinë shqiptare. Repero ka publikuar në rrjete sociale dorën e të voglit i cili mban pasaportën me shqiponjën dykrenare, teksa shkruan:

“Jam gjaku i ri, i kombit ma t’vjetër. E gëzofsh shtetësinë shqiptare djali jem”./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!