Situata meteorologjike gjatë së dielës dhe të hënës pritet të jetë me kthjellime dhe vranësira të herëpashershme në të gjithë territorin, ku nuk do të mungojnë edhe shirat e dobët në zonat malore. Sipas sinoptikanëve fundjava e ardhshme pritet të shënoje temperatura mbi 37 gradë celcius.
Për të gjithë ata që kishin planifikuar që ditën diel ta kalonin buzë detit për të marrë rrezet e para të diellit, moti duket se ka qenë disi jo në favor të tyre.
Sipas Meteoalb, dita e diel shoqërohet me kthjellime dhe vranësira në të gjithë vendin gjatë orëve të paradites, ndërsa gjatë mesditës dhe mbrëmjes pritet të ketë dhe shira të dobët kryesisht në zonat malore.
Temperaturat do të jenë të freskëta të dielën dhe të hënën. Meteoalb bën me dije për ABC News se fillimi i javës do të vijojë me mot të kthjellët dhe vranësira kalimtare, më të theksuara në zonat malore duke sjellë shira lokalë gjatë mesditës kryesisht ditën e hënë .
Sipas sinoptikanëve dita e martë dhe në vijim do të ketë rritje të temperaturave, të cilat fundjavën e ardhshme do të shkojnë mbi 37°C./ABC News Albania 24/7