Si do të jetë fleta e votimit në 25 Prill? Celibashi në ABC: E pamundura, opsionet dhe kompromisi

schedule19:40 - 19 Mars, 2021

schedule 19:40 - 19 Mars, 2021

KQZ vendosi dje renditjen e partive politike në zgjedhje, por ajo që e pret përpara është sfida me fletën e votimit, ku palët janë të ndara. PD kërkon që në fletën e votimit të vendosen emrat e kandidatëve, ndërsa PS është për versionin tjetër, numrat. Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi i ftuar mbrëmjen e sotme në Radarin Informativ përballë gazetares Jonida Shehu u shpreh se vendimi për fletën e votimit do të merret në 2-3 ditët e ardhshme. Ai përjashtoi mundësinë që emrat të vendosen në një fletë votimi “A3”, pasi vetëm në Tiranë llogaritet që të jenë qindra kandidatë, pasi në garë janë 12 subjekte me nga 36 kandidatë, pa llogaritur të pavarurit.

Sot e kemi të pamundur ta shuajmë kuriozitetin, pasi KQZ nuk ka vendosur, shpresoj që në 2-3 ditët e ardhshme ta marrim këtë vendim dhe të kemi kohën për të bërë të gjitha sqarimet. Akoma edhe vetë nuk kam një mendim të konsoliduar. Ka disa variante.

Një fletë votimi që do të ishin pasqyruar emrat do të ishte më afër përcaktimit të Kodit Zgjedhor, por duhet parë në impaktin e madhësisë së fletës së votimit. Jemi duke bërë disa stimulime për të parë sa impakton shkrimi i të gjithë emrave në fletën e votimit, sidomos në qarkun e Tiranës.

Janë 12 subjekte me 36 kandidatë në Tiranë, plus të pavarurit. Një format A3 nuk mjafton, mund ti mbajë por është e palexueshme për kategori të ndryshme votuesish. Jemi duke vlerësuar përputhshmërinë absolute në raport me kërkesat e ligjit dhe lehtësinë në përdorim të kësaj flete votimi.

Të dy opsionet nuk mund të qëndrojnë, versioni i shënimit me numra është një version që në pikëpamje të fletës së votimit është mëse i pranueshëm. Gjithsesi palët janë shumë të ndarë në këtë cështje. Do të gjejmë një zgjidhje kompromisi. Si me numra dhe emra është në përputhje me ligjin është njëlloj për të gjitha palët. I fundit vendos komisioni rregullator” tha ai.

Duke marrë të mundshëm faktin që fleta e votimit do të miratohet me konsensus në 2-3 ditët në vijim, a do të mjaftonte 30 ditë kohë për të informuar qytetarët? “Koha është e mjaftueshme për një fushatë informimi. Nëse e miratojmë brenda kësaj periudhe do të jetë kohë e mjaftueshme. Besoj se do të kemi një zgjidhje kompromisi, është zgjedhje teknike, nuk ka të bëjë me avantazhe apo disavatazhe” tha ai./ db/ Abcnews.al

Disa nga opsionet per fleten e votimit

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!