Si do të jenë shifrat e të infektuarve pas zgjedhjeve? Mjeku: Cilat janë pasojat post-Covid

schedule08:18 - 20 Prill, 2021

schedule 08:18 - 20 Prill, 2021

Mjeku pneumolog Arjan Mezini  ka deklaruar se shifrat në rënie të infektuarve janë  pasi një pjesë e popullësisë e kanë kaluar koronavirusin.

I ftuar në “ABC e Mëngjesit”, ai ka treguar se aktualisht janë të shtruar 50 deri 60 pacientë.

“Nuk besoj se ka ndikuar vaksinimi, por secili nga ne njeh dikë që e ka kaluar virusin. Nuk mund të themi që Shqipëria e ka kaluar pikun, ka qenë piku i asaj vale. Mund të themi vetëm që një përqindje e popullatës e ka kaluar. Kam përshtypje në Tiranë diku 50-60% e kanë kaluar”.

Mezini theksoi se për shkak të tubimeve, pas zgjedhjeve mund të ketë një rritje të lehtë të të infektuarve.

“Edhe mundet të ketë një rritje të lehtë, po jo të përmasave të shkurtit, për shkak të tubimeve në ambjenteve të hapura.

Unë e thash që rreziku më i madh është takimi në ambjente të mbyllura. Shpresoj të jetë menduar se si do të zgjidhet”.

Sipas mjekut, pasojat post-covid mund të vazhdojnë nga 3 deri në 6 muaj, si për shembull: probleme në mushkri, me gjumin apo shijen dhe nuhatjen.

“Ka pasoja sidomos 3 deri në 6 muajt e ardhshëm. Si mushkritë por për fat të mirë janë pasoja të rikuperueshme. Ka pasoja probleme me gjumit që të lë pasoja më të rënda, apo edhe pasoja me nuhatjen apo shijen”./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!