Si do të jenë provimet e maturës këtë vit

schedule16:20 - 29 Prill, 2019

schedule 16:20 - 29 Prill, 2019

Maturantëve iu ka mbetur dhe rreth një muaj kohë për t’u përgatitur për provimet e maturës. Matura Shtetërore këtë sezon ndryshon për herë të parë pas 13 vitesh. Testi do të ketë më shumë pyetje, të cilat do të jenë kryesisht logjike ndonëse maturantët do të japin një provim më pak.

Më pak provime, por më shumë pyetje në teste. E tillë do të jetë matura e këtij viti. Qershori po afron dhe maturantët për herë të parë pas 13 vitesh këtë sezon do te përballen me ndryshime ne maturën shtetërore.

Me kurrikulën e re maturantët do të japin katër provime, tre të detyrueshme dhe një me zgjedhje nga pesë që i janë nënshtruar vitet e shkuara. Ndërsa testi do të ndryshojë strukturë dhe do të vlerësohet me 10 pikë më tepër.

Teza, tregojnë specialistet, e Ministrisë së Arsimit do të përmbajë më shumë pyetje. Ndonëse parashikohet të jenë me alternativa kryesisht do të jenë pyetje logjike në mënyrë që të bëjë diferencën mes nxënësve.

Sa i përket lëndëve me zgjedhje për të cilën këtë vit maturantët duhet t’i nënshtrohen vetëm një testi, gjimnazistët i kanë zgjedhur që në muajin Janar.

Ministria e Arsimit, e cila ka analizuar shifrat thotë se pjesa më e madhe e maturantëve kanë zgjedhur lëndët e psikologjisë dhe sociologjisë, ndjekur nga biologjia dhe ekonomia.

Maturantet i nisin provimet e maturës me testin e gjuhës se huaj me 7 Qershor, për të vijuar me gjuhën shqipe dhe letërsinë me 12 qershor, provimin e matematikës më 17 Qershor dhe i mbyllin me provimin e lëndës me zgjedhje më 24 Qershor./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!