Në internet janë shfaqur fotot, sesi do të duket version më i ri i Galaxy S9.
Imazhet u morën nga një program, që është krijim i vetë Samsung, i quajtur Unpacked 2018.
Nga rrjedhjet e informacioneve konfirmohet se pajisja do t’i ngjajë Galaxy S8, me disa shndërrime të vogla.
Sensori për shenjat e gishtërinjve do të zhvendoset poshtë kamerës.
Ndërkohë një zëdhënës i Samsung tha se nuk do të komentonte mbi thashethemet apo spekulimet që kanë dalë për këtë çështje./abcnews.al