Si do të dukej Diana po të bëhej Mbretëreshë, revista e njohur ndan fotot

schedule12:12 - 8 Maj, 2023

schedule 12:12 - 8 Maj, 2023

“Le ta kuptojmë këtë… Diana mund të jetë mbretëresha më e mirë e Anglisë që ka ëndërruar ndonjëherë”, ishte mbishkrimi i një seti fotografish të postuara në llogarinë zyrtare të revistës BASIC me bazë në Beverly Hills.

Fotot e postuara tregojnë Dianën dhe si do të dukej ajo nëse do të ishte gjallë dhe do të “mbante” kurorën e mbretëreshës. E gjithë kjo, natyrisht, u bë me rastin e kurorëzimit të Mbretit Karl dhe gruas së tij Kamila.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by BASIC MAGAZINE (@basic_magazine)

Drejtuesit e revistës, me aleat photoshop-in, krijuan imazhe që përçanë publikun në rrjetet sociale. Kishte ndjekës që theksuan se gjithçka do të kishte qenë ndryshe nëse Diana do të kishte jetuar, por kishte edhe ndjekës që nuk ishin të kënaqur me rezultatin që panë.

“Epo, ajo ka vdekur, u prehtë në paqe dhe respektoni mbretin dhe gruan e tij,” shkroi njëri ndërsa tjetri argumentoi: “Mbretëria e Bashkuar do të ishte kaq ndryshe nëse ajo do të ishte mbretëreshë.” Një tjetër ndjekëse tha: “Ajo nuk do të bëhej mbretëreshë sepse zgjodhi lumturinë. Të jesh mbretëreshë do të thotë shumë vuajtje për vite me radhë”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!