Japonia ka vendosur që medaljet për Lojërat Olimpike të 2020-s, të realizohen nga materiale të ricikluara. Projekti ka nisur në vitin 2017 për të promovuar mbrojtjen e ambientit.
Tokio ka nisur përgatitjet për realizimit e të gjiha medaljeve të Lojërave Olimpike dhe Paraolimpike 2020 me ar, argjend dhe bronx të nxjerrë nga aparatetet celularë, fotokamerat dhe aparateve të tjera elektronike. Komitetiti organizator i lojërave bëri të ditur se mbledhja e materialeve do të kompletohet deri në 31 Mars.
“Tokyo 2020 Medal Project” i nisur nga Japonia në 2017-n, synon realizimin e 5 mijë medaljeve ari, argjendi dhe bronxi, me material të ricikluara. Për këtë arsye, qytetarët dhe sipërmarrjet janë ftuar për të marrë pjesë në mbledhjen e mbeturinave elektronike. Deri në Tetor janë mbledhur 47.500 ton mbeturina elektronike të mbledhura nga operatori i telefonisë japoneze Dokomo në pikat e tij të shitjes. Bronxi që duhet, 2700 kilogramë, është mbledhur që në Qershor të një viti më parë. Sasia e arit është mbledhur deri në 93.7% të totalit rreth 28 kilogramë, ndërsa argjendi rreth 85 për qind e sasisë./abcnews.al