Si do përkthehet fjala e Ramës në Greqi?/ Kamberi: Mesazhi i kryeministrit drejt Mitsotakis, për të shtensionuar situatën

schedule13:46 - 12 Maj, 2024

schedule 13:46 - 12 Maj, 2024

Geron Kamberi, eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare në një intervistë për “ABC News” komentoi vizitën e kryeministrit Edi Rama në Athinë, ku u takua me emigrantët shqiptarë në Greqi.

Ai u ndal të fjala e Ramës, ku tha se mesazhi i kryeministri drejtuar Mitsotakis është për të shtensionuar situatën, ndërsa shtoi se mbetet për tu parë se si do të përkthehet nga kryeministri grek me votë.

“Ka një tension mes Shqipërisë dhe Greqisë nisur me marrëveshjen për detin. Marrëdhëniet kanë pasur më shumë tension lidhur me çështjen e Belerit. S’mund të themi që raportet mes Shqipërisë dhe Greqisë nuk janë fare pa probleme. Rama i theksoi Mitsotaiks se Greqia ka një vend fqinj që mund të bisedojë dhe zgjidhë problemet që mund të jenë.

Ligji i luftës kthehet herë pas herë në qendër të vëmendjes edhe nga politikanë të tjerë. Qeveria greke para viteve ’90 ka propozuar heqjen e ligjit të luftës.

Rama është një kryeministër që takon shqiptarët në Greqi siç kanë bërë politikanët grekë në Shqipëri. Atmosferët janë të dyanshme, karakterizohen me entuziazëm. Do isha i interesuar si do reagojë politika dhe qeveria greke. Mesazhi që përcolli Rama do të shikohet si Mitsotakis do e tregojë më votën e tij. Mesazhi që u përcoll ishte pozitiv. Arsyet për të pasur reagime nga pala greke ka, por do shihet si do të përkthehet.

Një mesazh i Ramës për shqiptarët në Greqi është që të kthehen në Shqipëri dhe të investojnë.”, tha Kamberi. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!