Nga Juxhin Mustafaraj
Të vetmen shpresë për të frenuar ngritjen e kartonave në Kuvend për ndryshimin e Kodit Zgjedhor e kishin te ndërkombëtarët.
Por vendimmarrja e shumicës për të miratuar e vetme hapjen e listave dhe heqjen e koalicioneve parazgjedhore, i ka vendosur aleatët e Bashës përpara një vendimmarrje që më shumë se sa llogaritë e tyre elektorale do të ketë synim maksimalizimin e votës brenda koalicionit.
Për Agron Dukën opsionet e daljes së koalicionit opozitar në zgjedhje janë disa, duke përjashtuar formulën e 2017.
Kryerepublikani, Fatmir Mediu apelon që më shumë se sa gjetja e formulave, opozita të fokusohet në dhënien e alternativës qeverisëse.
Një përgjigje e kanë edhe për etiketimet e Ramës në Parlament për partitë e vogla si grabitqare.
Pasditen e të martës koalicioni opozitar do të mblidhet në Partinë Demokratike për të diskutuar mbi ndryshimet e kodit zgjedhor dhe formulën më të mirë për daljen e opozitës në zgjedhjet e 25 prillit./abcnews.al