Si dikur, banorët e Konispolit ikin nga mali për të punuar në Greqi

schedule15:28 - 23 Maj, 2021

schedule 15:28 - 23 Maj, 2021

Nga Silvi Sulaj

Banorët e Konispolit prej pandemisë nuk kanë mundur dot të ikin legalisht drejt Greqisë. Disa kanë guxuar të kalojnë malin si dikur.

“ Shkojnë në mënyrë kontrabandë duke kaluar kufirin e gjelbër, edhe është një stërmundim shumë i madh. Ata dhe mund të dënohen,” thotë një banor. “Vjen i merr pronari grek pas doganës, dikush nga mali,” tregon një tjetër.

Ekonomia ka rënë ndjeshëm për familjet që jetojnë në Konispol.

“Mbyllja e doganës së Qafë Botës ka ndikuar në pakësimin e të ardhurave të Bashkise Konispol. Ka 15 muaj duke mbyllur komunikimin si për tregtarët edhe për njerëzit e thjeshtë që shkonin punonin dhe ktheheshin. Të ardhurat janë ulur me 50 % krahasuar me 2019,” shprehet banori.

Tani që numri i të infektuarve me Covid është ulur ndjeshëm banorët kërkojnë hapjen e pikës kufitare të Qafë-Botës dhe lehtësim të procedurave për të shkuar lirshëm në Greqi.

“Kanë fëmijët matanë kufirit, kanë probleme, marrin ilaçet, janë të punësuar. Vonesa e hapjes së doganës nga pala greke është një disfatë e madhe. Jugu dhe zona jonë në pikpamjen e koronavirusit ka shumë pak raste, rrallë ka pozitivë dhe të futen në zonën e gjelbër”.

Të detyruar prej masave të rrepta në dogana disa banorë përgjatë peridhës së pandemisë I janë përkushtuar punëve në tokat e tyre bujqësore. Një pjesë e madhe e fermerëve kanë dalë me humbje.

“Punë ka, pavarësisht problemeve të menaxhimit, tregtimit ose kostos së lartë për mungesë subvencioni që nuk lejon ndonjë fitim të madh”.

“Ky vit ka qenë një vit ters jo vetëm për pandeminë, por edhe nga breshëri i cili shkatërroi rreth 50% të prodhimit dhe pjesa e ngelur ishte e cilësisë shumë të dobët dhe u shit nën kosto”. 

Qytetarët e këtij skajin jugor mbështeten finaciarisht dhe nga turizmi. Një tregtar beson se nëse do ketë më tepër pushues ata do jenë më mirë ekonomikisht.

“Shpresojmë që ky vit të jetë i mbarë për turizmin edhe në Sarandë e Ksamil sepse turistët vijnë edhe ndonjë ditë në Konispol”. /abcnews.al

 

 

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!