“Si Becchetti mashtroi gjykatën”/ Mediat e huaja sërish për procesin kundër Shqipërisë

schedule15:40 - 8 Nëntor, 2024

schedule 15:40 - 8 Nëntor, 2024

Biznesmeni Francesko Beccheti manipuloi gjykatën e arbitrazhit për vendimin kundër Shqipërisë. Provat e reja hedhin dyshime mbi vlefshmërinë e vendimit të gjykatës së Belgjikës për t’i dhënë 100 milionë euro  biznesmenit italian .”Bne intellynews” një media e njohur europiane për lajmet e biznesit thekson se ngahetimi i kryer së fundmi  provat tregojnë se Becchetti ka ndërhyrë në procesin e arbitrazhit për të nxjerrë një vendim në favor të tij. Në Shqipëri Francesco Beccehti kishte investuar në sektorin energjetik  dhe media.

Ndërsa qeveria shqiptare e akuzoi atë për mashtrim financiar, përfshirë akuzat për pastrim parash dhe evazion fiskal Biznesmeni  u kundërpërgjigj duke iu drejtuar arbitrazhit .Por sipas medias “BNE Intellyneës” në bazë të një raporti hetimor  “Becchetti ka  orkestruar  skema mashtrimi të paramenduara për të fituar arbitrazhin duke krijuar lidhje dhe praktika korruptive.

Raporti  i bërë publik nga media europiane thekson se edhe  Deutsche Bank ishte gjithashtu viktimë në një rast të ngjashëm arbitrazhi me Becchetti.

Në një rast tjetër arbitrazhi, Becchetti dyshohet se ka ndikuar në emërimin e presidentit të gjykatës në çështjen ICSID pasi gëzonte një miqësi personale me kryetarin e gjykatës së arbitrazhit që rrezikonte integritetin e procedurave të arbitrazhit.

Raporti dha gjithashtu në një deklaratë nga dëshmitari ekspert, një pedagog i universitetit italian Alberto Pasquale, në çështjen ICSID ka pranuar se ai gënjeu gjykatën e arbitrazhit dhe se Becchetti-t nuk i ishte shkaktuar asnjë dëm real .

Aktualisht Qeveria shqiptare ka apeluar kundër vendimit të gjykatës së Belgjikës për t’i dhënë Becchettit 100 milionë euro. E pyetur në lidhje me këtë çështje  në komisionin e ekonomisë zv.kryeministrja belinda balluku deklaroi se do të vijojnë luftën juridike për të mbrojtur Shqipërinë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!