Soiree më Jonida Shehun është rikthyer këtë të shtunë në ABC me nje puntatë dedikuar qytetit të Elbasanit. Në fillim të emisionit moderatorja ka treguar se ky emision fillon aty ku e kishin lënë, pezulluar nga pandemia globale.
Në këtë mbrëmje elbasanase ishte i ftuar edhe ish-deputeti dhe politikani i njohur Neritan Ceka.
Ai ka folur për kujtimet e tij në Elbasan, si dhe për qytetin e tij të zemrës në tërësi.
Neritan Ceka ka shfaqur gjithashtu edhe pasionin e tij për muzikën, i cili nuk ka ngurruar që të këndojë këngën e tij të preferuar “Fustani me pika”.
Vlen të theksojmë se Ceka është shfaqur si asnjëherë më parë dhe ka kënduar për herë të parë.
Për më tepër shihni videon më poshtë: