Si arritën të parandalonin tragjedinë në aeroportin e Nju Jorkut: 2 avionë për pak u përplasen, nisin hetimet

schedule17:46 - 16 Janar, 2023

schedule 17:46 - 16 Janar, 2023

Dy avionë me pasagjer për pak u përplasen javën e kaluar në një aeroportë të Nju Jorkut. Pas kësaj ngjarje zyrtarët amerikanë kanë nisur një hetim.

Ngjarja  ndodhi të premten në Aeroportin Ndërkombëtar John F Kennedy, ku të përfshirë ishin  një Boeing 777 e American Airlines me destinacion  Britaninë dhe një Boeing 737 e Delta Airlines  me destinacion Republikën Domenikane.

Avioni i American Airlines mbante 137 pasagjerë dhe 14 ekuipazh dhe Delta Airline mbante 145 pasagjerë dhe 6 anëtarë të ekuipazhit.

Njëri avion ishte gati të ngrihej ndërsa tjetri po kalonte të njëjtën pistë. Përplasja u shmang kur një kontrollues ajror i vuri re të dy.

Kontrollori i trafikut ajror u përpoq të ndalonte aeroplanin Delta teksa po përgatitej të merrte krahun.

“Delta 1943, anuloje ngritjen! Delta 1943, anuloje ngritjen!”, u dëgjua  kontrollori  duke thënë në një regjistrim audio të bërë nga LiveATC, një faqe interneti që poston komunikimet e fluturimit.

Aeroplani Boeing 737 i Delta Air Lines u ndal më pas në pistë, ndërsa Boeing 777 i American Airlines kaloi në mënyrë të sigurt para tij, tha Administrata Federale e Aviacionit (FAA).

FAA tha se avionët ishin rreth 300m larg njëri-tjetrit kur avioni Delta u ndal. Që atëherë ajo ka nisur një hetim për përplasjen e afërt./abcnews.al