“Si arrin të flesh i qetë?”, Tuchel befasohet nga gazetari francez

schedule14:22 - 7 Nëntor, 2019

schedule 14:22 - 7 Nëntor, 2019

Paris Saint-Germain arriti një fitore minimale 1-0 kundër Club Brugge në ‘Parc des Princes’. Trajneri Thomas Tuchel në konferencën mbas ndeshjes kaloi një situatë komike, ku u “ngacmua” nga një gazetar për rrogën e tij të majme tek francezët.

“Ju fitoni shumë si trajner i PSG-së.”- fillon gazetari Oma Akatugba. “Kur jep shumë, pret dhe shumë dhe pritshmëritë janë më të mëdha. Te PSG-ja kjo pritshmëri do të thotë Champions Leaugue. Çdo trajner e ka provuar, por nuk e ka arritur. Ju keni shumë yje në ekip dhe drejtuesit presin shumë. Si arrini të fleni natën, ndërkohë që rroga juaj vazhdon e kalon në llogari?”, ironizon gazetari, i cili punon për ‘omasports.tv’.

Trajneri gjerman u habit në fillim nga pyetjet, madje e mori me shumë sportivitet. “Oma e kishe emrin? Ti kalove nga paga ime, te gjumi (qesh). Nuk mund të fitosh shumë para dhe të fitosh shumë trofe, nuk funksionon kështu. Unë jam shumë i nderuar që fitoj kaq para këtu. Është një privilegj i madh për mua të punoj në futboll, është një dhuratë. Mos i thuaj njeriu, por unë mund të punoj dhe pa para në këtë profesion”, mbyll Tuchel, duke shkaktuar të qeshura në sallë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!