Shutdown, Trump detyrohet të porosisë pica dhe hamburger

schedule13:56 - 15 Janar, 2019

schedule 13:56 - 15 Janar, 2019

Për shkak të mbylljes së një pjese të madhe zyrash federale për shkak të “shutdown”, presidenti amerikan Tramp është detyruar të porosisë në fast food ushqimin për një pritje që u organizua në Shtëpinë e Bardhë.

Një pritje ku ushqimi kryesor ishin hamburgerët, picat dhe patatet e skuqura që u shërbyen nga presidenti amerikan Donald Trump në dhomën lindore të shtëpisë së bardhë, për të festuar atletët e skuadrës universitare të futbollit të Klemson Tajgers.

Këta të fundit fituan kampionatin kombëtar. Shefat e kuzhinës së Shtëpisë së Bardhë do të kishin gatuar pjata më të sotisfikuara në sallën e ngrënies përkatëse.  Por ata janë në shtëpi pa paga, në një kohë që Donald Tramp lufton me longresin amerikan për bilancin federal. I sapo kthyer nga Nju Prlins, Trump u shpreh se doi priste atletët me McDonald’s, Uendy’s e Burger King’s, me pica.

Trump u shpreh se kishin porositur shumë hamburger e pica, për të cilat kishte paguar ai, dhe sipas kreut të Shtëpisë së Bardhë, ky ishte ushqimi i vërtetë tradicional amerikan. Por arsyet e vërteta të thyerjes së protokollit i shpjegoi zëdhënësja Sendërs. Pjesa më e madhe e personelit të Shtëpisë së Bardhë ndodhen në shtëpitë e tyre për shkak të Shutdown.

Në këtë mënyrë presidenti amerikan pagoi personalisht për 300 hamburger. Rreth një e katërta e zyrave të qeverisë federale janë mbyllur prej 24 ditësh pasi Trump këmbëngul në idenë e tij për ndërtimin e murit në kufi me Meksikën. Për këtë projekt ai kërkon 5.7 miliardë dollarë nga Kongresi amerikan. Trump u tha lojtarëve se nuk mund ta shtynte takimin me ta dhe në këtë mënyrë ishte detyruar të porosiste në fast food./abcnews.al