Shutdown, Senati Amerikan voton të enjten propozimet

schedule12:55 - 23 Janar, 2019

schedule 12:55 - 23 Janar, 2019

Vijojnë përpjekjet në senatin amerikan për t’i dhënë fund bllokimit të pjesshëm të aktiviteteve qeveritare. Të enjten pritet të hidhen në votim propozimet e demokratëve dhe republikanëve, por mediat amerikane shkruajnë se asnjë nga alternativat nuk do të marrë votat e duhura.

Të enjten senati amerikan do të votojë për dy masa alternative për ti dhënë fund Shutdoun”, pra bllokimin e pjesshëm të aktiviteteve të qeverisë dhe shërbimeve publike të nisur në 21 dhjetor. Ky është më i gjati në historinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës duke lënë pa paga 800 mijë nëpunës federalë. Kompromisi u konfirmua të martën nga lideri i mazhorancës në senat, republikani Mic Konell dhe nga ai demokrati Cak Samer.

Propozimi i parë mbështetet nga republikanët dhe përmbush kërkesën e presidentit amerikan Donald Tramp për ndarjen e 5.7 miliard dollarëve për ndërtimin e murit në kufi me Meksikën në shkëmbim të mbrojtjes së përkohshme për emigramtët minorenë të paligjshëm.

Propozimi i dytë, ai i demokratëve parazhikon zhbllokimin e financimeve për agjencitë federale deri në 8 shkurt pa parashikuar fonde për murin. Duke marrë në konsideratë mbështetjen e republikanëve për kërkesën e Tramp, dhe këmbënguljen e demokratëve për të refuzuar cdo masë që mundëson ndërtomin e murit, është e vështirë që secili nga këto propozime të marrë votat e duhura, të paktën 60. /abcnews.al