Shuplaka më e fortë ndaj Putinit, kompania që ndërtoi Nord Stream 2 drejt falimentimit

schedule14:42 - 1 Mars, 2022

schedule 14:42 - 1 Mars, 2022

Kompania me bazë në Zvicër e cila ndërtoi gazjellësin Nord Stream 2 nga Rusia në Gjermani po konsideron mundësinë e falimentimit, thanë dy burime për Reuters.

Ajo po përpiqet të zgjidhë kërkesat para përfundimit të afatit të sanksioneve të vendosura nga SHBA.

SHBA vendosën sanksione ndaj Nord Stream 2 AG javën e kaluar pasi Rusia njohu dy rajonet e shkëputura me Ukrainën para se të niste sulmin ushtrarak në të gjithë vendin.

Kjo gjë ka shkaktuar një valë sanksionesh ekonomike nga Perëndimi.

Dy burimet, të cilët folën në kushte anonimati, sepse bisedimet për një falimentim të mundshëm janë konfidenciale, thanë se Nord Stream 2 AG ka punuar me një këshilltar financiar për mbylljen e disa prej detyrimeve të tij dhe mund të fillojë zyrtarisht procedurat e falimentimit në një gjykatë zvicerane së shpejti këtë javë.

Nord Stream 2 AG nuk iu përgjigj kërkesave për koment nga Reuters.  /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!