Klinikat dhe njësitë e kujdesit intensive janë mbushur nga qytetarët e pavaksinuar. Gati 8 në 10 pacientë të intubuar të pavaksinuar kanë sëmundje bashkëshoqëruese themelore dhe janë mbi 70 vjeç.
Normat mesatare të vaksinimit në Bashkimin Europian janë 84.7% për grupmoshën 60-69 vjeç, 87.8% për grupmoshën 70-79 vjeç dhe 87.8% për personat mbi 80 vjeç. Ndërkohë vendet si Irlanda, Islanda dhe Malta kanë vaksinuar 100% të të moshuarve mbi 70 vjeç.
Portugalia ka vaksinuar më shumë se 98.9% të grupmoshave mbi 60 vjeç, 94.5% në Spanjë dhe 93% në Belgjikë. Danimarka ka vaksinuar mbi 96.4%, Norvegjia 95.3% dhe Suedia 90.1% të të moshuarve.
Numri i vdekjeve të regjistruara në Gadishullin Iberik është 9.71 për milion banorë në Portugali dhe 10.6 në Spanjë./abcnews.al