Shumica e rajoneve bëhen të kuqe dhe portokalli, çfarë do të ndodhë në Itali?  

schedule11:13 - 12 Mars, 2021

schedule 11:13 - 12 Mars, 2021

Italia do të mbyllet sërish për shkak të rasteve dhe numrit të vdekjeve nga koronavirusi. Këshilli i Ministrave në Itali do të miratojë sot dekretin dhe do të jetë në fuqi nga 15 marsi deri më 6 prill. Masat kufizuese do të ndërmerren në bazë të ngjyrës së rajoneve, të cilat shumica do të kalojnë në të kuqe dhe portokalli.

Synimi i qeverisë është mbyllja gjatë pushimeve të Pashkëve; i gjithë vendi do të kalojë në zonë të kuqe në datat 3, 4 dhe 5 prill.

Rajonet e verdha do të bëhen portokalli.

Ministrit italian i Shëndetësisë ka deklaruar se rajonet e verdha (Sicilia, Kalabria, Lazi, Valle d’Aosta) do të bëhen portokalli. Nga ana tjetër, Sardenja do të mbetet e bardhë.

Me marrjen e masave të reja, e vend do të mbyllen baret dhe restorantet, do të mbyllen shkollat ndërsa hapja e dyqaneve, parukerive dhe qendrave estetike do të jetë e kufizuar./e.b-abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!