Shumë viruse në qarkullim/ Mjekët: Fluks i lartë pacientësh në qendra shëndetësore

schedule17:51 - 7 Janar, 2025

schedule 17:51 - 7 Janar, 2025

Pas festave mjekët e qendrave shëndetësore në Tiranë po përballen me numër të shtuar pacientësh.   Viruset në qarkullim janë të ndryshëm ndërsa të sëmurët që kërkojnë ndihmën e bluzave të bardha   të të gjitha moshave.

“Fluksi i të sëmurëve ka filluar  është shtuar, ne kemi parë fluks të lartë nga tre janari kur kemi filluar, pjesa më e madhe janë paraqitur me simtompa nga më të ndryshmet.”

Ne kemi pasur raste të metapneumovirusit, jo të dedektuara nga ISHP,  por simptoma të ngjashme, një diagonzë diferenciale nuk bëhet dot sepse është virursi gripit që ka qarkulluar, rsv tek fëmijët.

Sipas klinikës që kanë paraqitur dhe sipas askultacionit që sigurisht ne e bëjmë tek çdo pacientë sigurisht që ka pasur rastë që kanë komplikuar në bronkopenumoni dhe penumoni, jo më larg se sot kisha një penumoni që ishte rezerbim ishte prej 20 ditësh në gjendje të tillë.”

Virozat po rëndojnë më tepër më të vegjlit dhe më të moshuarit.  Temperatura  rezistente dhe kolla e zgjatur sipas mjekëve janë disa prej ankesave më të shpeshta të të sëmurëve.  Nuk kanë munguar as problemet me mushkëritë apo  pacientët që kanë pasur nevojë për trajtim më të specializuar.

“Kemi raste që këmi dhe një temperaturë rezistente prej pesë gjashtë ditësh  vëmë re kollë të shpeshtë ngjirje zëri,  dhimbje fyti, nuk mungojnë  çrregullimet gastrointenstinale si nause diarre.”

Gjatë kësaj periudhe kemi pasur dhe nga ato persona që kanë bërë bronkopenumoni bilaterale, dmth të dy anëve të mushkërisë, ndoshta kanë pas të nevojshem dhe shtrimin në spital , kam vënë re tek ato që kanë pasur disa diagnoze që e përballojnë më rëndë sëmundjen virale se pjesa tjetër”.

“Po dhe tek fëmijët kemi pasur, ajo që është vënë re janë bronkitet  por nuk mungojnë dhe rastet që kanë kaluar në bronkopneumoni.”

Mjekët  sugjerojnë  të mos neglizhohen simptomat, por as të mos vetëmjekohen.  Për të  përballuar fluksin e të sëmurëve  gjashtë qendra shëndetësore në Tiranë  do të ofrojnë shërbim  24 orë në  shtatë ditë të javës  për   të rritur dhe fëmijë.

“Prindi duhet të shohë ca nuk shkon me fëmijët, të mos alarmohet me një temperaturë  sigurisht,  por nëse  temperatura persiston është 38 39 me ethe dhe prej dy ditësh në gjendje të tillë të drejtohet tek pediatri  janë të gjitha kushtet , të mos neglizhojnë një kollë …”

“Marrin antibiotikë vetë në farmaci,  pastaj paraqiten këtu me shenja më të rënda, ajo që bëj thirrje është që tre ditët e para lë të leme virozën  të veprojë, nuk duhet te fillojmë antibiotik”.

 Shmangia e vendeve me shumë njerëz dhe ruajtja e higjenës personale është këshilla e mjekëve   për të eleminuar transmetimin e viruseve të rrugëve të fryëmamarrjes  që janë në  qarkullim./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!