Shumë pranë zyrtarizimit, “blutë” e Chelsea paguajnë klauzolën e “bomberit” senegalez

schedule15:16 - 17 Qershor, 2023

schedule 15:16 - 17 Qershor, 2023

Me “majën” e sulmit, si problemin më kryesor në organikën e “bluve” të Chelsea, tekniku Maurizio Pochettino, prej kohësh tashmë po planifikonte të sillte një sulmues të ri e të talentuar në “Stamford Bridge” e mesa duket e ka gjetur një të tillë.

Sipas raportimeve më të fundit nga gazetari i mirënjohur i futbollit, Fabrizio Romano, “blutë” e Londrës kanë vendosur të blejnë “bomberin” senegalez të Villarreal, Nicolas Jackson, duke aktivizuar klauzolën e tij të lirimit prej 35 milionë eurosh.

“Blutë” aktualisht janë në përfundim të kontratës me 21-vjeçarin, i cili edhe pse kishte oferta nga 3 klube të tjera evropian, të cilat ishin të gatshme të paguanin klauzolën sërish Jackson dëshiron ta vazhdojë “aventurën” e tij futbollistike në Premier League.

Nicolas Jackson mund të luajë në të gjitha pozicionet e sulmit, qoftë në qendër apo dhe në të dy krahët e fushës, duke e bërë kështu një lojtar tepër të talentuar në repartin ofensiv. Ndërkaq, sezonin që sapo lam pas senegalezi zhvilloi plot 38 paraqitje për “nëndetëset” e verdha në të gjitha kompeticionet, duke shënuar plot 13 gola e duke dhuruar 5 asistime. /i.m /abcnews.al 

Postimi i plotë i Fabrizio Romano:

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!