Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Shumë njerëz po vdesin në atë rrëmujë”, Trump: SHBA do dërgojë më shumë armë në Ukrainë

schedule13:45 - 8 Korrik, 2025

schedule 13:45 - 8 Korrik, 2025

SHBA-ja do të dërgojë më shumë armë në Ukrainë, tha presidenti amerikan, Donald Trump.

“Do të dërgojmë më shumë armë. Duhet ta bëjmë. Ata duhet të jenë në gjendje të mbrojnë veten”, tha Trump për gazetarët së bashku me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu në Shtëpinë e Bardhë.

Trump tha se Ukraina po goditet “shumë rëndë”.

“Do të na duhet të dërgojmë më shumë armë, kryesisht armë mbrojtëse, por ata po goditen shumë, shumë rëndë. Shumë njerëz po vdesin në atë rrëmujë”, tha ai.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!