Njerëzit i kishte marrë malli për futboll dhe Gjermania ua plotësoi këtë dëshirë. Bundesliga u rikthye të luhet në fundjavë dhe të gjithë u ngulën para televizorëve për të ndjekur përballjet mes skuadrave gjermane.
Dortmund-Schalke ishte ndeshja më e bukur, por fati i derbit të zjarrtë u zgjidh shpejt. Verdhezinjtë nuk treguan mëshirë dhe shpartalluan 4-0 rivalët e urryer. Kjo ndeshje është ndjekur shumë në Spanjë dhe Movistar ka zbuluar shifra rekord.
Shumë spanjollë i shijuan golat e Dortmund dhe kjo ndeshje u përcoll në masë, pothuajse aq sa ndiqen skuadra si Atletico Madrid, Sevilla apo Valencia. Rrjeti privat iberik, raportoi shikueshmëria e derbit të Ruhrit kishte një shikueshmëri me 400% më shumë sesa ndeshja gjermane më e ndjekur e sezonit. /abcnews.al