Drejtuesit e Interit janë fokusuar te rinovimet për momentin. Një çështje që duhet zgjidhur është ajo e Marcelo Brozovic. Mesfushori ka edhe një vit kontratë me kampionët e Italisë.
Simone Inzaghi e cilëson tepër të rëndësishëm për skemat e tij dhe agjenti i 28-vjeçari kroat do të zbarkojë në Milano javën e ardhshme për të biseduar me drejtuesit e klubit italian.
Kroati përfiton rreth 4 milion euro në sezon dhe pretendon rritje rroge. Në klubin zikaltër janë optimistë në lidhje me zgjatjen e bashkëpunimit, por gjithçka do varet nga takimi me agjentin e lojtarit.
Brozovic është pjesë e Interit prej verës së vitit 2016, periudhë kur erdhi në Serie A nga Dinamo e Zagrebit për shumën e 5 milion eurove. /abcnews.al