Shumë gabime, polemika dhe tre kartonë të kuq. Gjyqtari i sfidës Lazio-Milan pritet të dënohet rëndë

schedule14:08 - 2 Mars, 2024

schedule 14:08 - 2 Mars, 2024

Kreu i arbitrave të Italisë, Gianluca Rocchi, pritet t’i japë një pezullim të gjatë gjyqtarit Marco Di Bello pas menaxhimit të dobët të ndeshjes ndërmjet Lazios dhe Milanit.

Gjyqtari 42-vjeçar dha nëntë kartonë të verdhë dhe tre të kuq gjatë ndeshjes së tensionuar në “Olimpico” të premten mbrëma gjatë sfidës mes Lazios dhe Milanit, duke humbur kontrollin e lojës, e cila pa mbi 36 faulle të kryera gjatë 96 minutave.

Gazetat italiane kritikuan ashpër punën e gjyqtarit Di Bello, ku “Corriere dello Sport” madhje i dha atij një vlerësim me notën 3, duke nënvizuar se si menaxhimi i dobët i ndeshjes i prishi procedurat dhe përfundimisht njollosi përballjen.

“Gazetta dello Sport” detajon se si Rocchi nuk u impresionua me punën e Di Bellos në ndeshjen Lazio-Milan, duke besuar se i vetmi vendim pozitiv ishte mungesa e penalltisë pas ndërhyrjes së Maignan ndaj Castellanos.

Rocchi mendon se Di Bello bëri gabime kudo tjetër, duke përshirë kartonët e kuq dhe menaxhimin e përgjithshëm të faulleve dhe emocioneve të lojës.

Kështu, ai tani pritet të pezullohet për një muaj apo më shumë, për herë të dytë këtë sezon pas ndalimit të tij pas ndeshjes mes Juventusit dhe Bologna në gusht./h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!