“Shumë e lehtë për të”, Rakitic elozhe sulmuesit shqiptar tek e famshmja “433”

schedule12:40 - 25 Maj, 2020

schedule 12:40 - 25 Maj, 2020

Shkëlzen Gashi u rikthye në Zvicër në merkaton e janarit dhe është pjesë e Aarau, aty ku shkëlqente gati dhjetë vite më parë. Sulmuesi më parë ishte pjesë Colorado Rapids, në MLS.

Atje ai shënoi disa gola shumë të bukur nga distanca dhe një prej tyre është veçuar nga faqja e njohur, “433”. Në Instagram dhe Twitter është postuar një gol mjaft i bukur, që shoqërohet me komentin: “Nuk mund të ndal së pari këtë bukuri”.

 

Pëlqimet dhe komentet kanë qenë të shumta. Taulant Xhaka ishte një prej tyre, ndërkohë që komentin me pikant e kishte lënë ylli kroat i Barcelonës, Ivan Rakitic.

“Shumë e lehtë për vëllain tim”, shkruan Rakitic, i cili ka marrë edhe një përgjigje nga sulmuesi shqiptar. “Ivan, po mendoja t’i tregoja botës çfarë mësuam në rini, vëlla”, komenton Gashi. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!