Shuma e transferimit e të ndjerit Sala, merret vendimi për Cardiff

schedule17:58 - 30 Shtator, 2019

schedule 17:58 - 30 Shtator, 2019

Cardiff është urdhëruar të paguajë klubin francez Nantes 6 milionë euro (rreth 5.3 milionë paundë) për transferimin e Emiliano Sala në janar. Argjentinasi vdiq kur avioni në të cilin po udhëtonte nga Franca në Angli u rrëzua në kanalin e Le Mansh. Drejtuesit e ekipit anglez kishin argumentuar se ata nuk mund të mbanin përgjegjësi për tarifën 18 milion euro, sepse Sala nuk ishte regjistruar si lojtar i Premier League. Por komiteti i statusit të lojtarit të FIFA-s ka vendosur që ata duhet të paguajnë këstin e parë të kësaj pagese.

Në një deklaratë të UEFA shkruhej: “Në një takim të mbajtur më 25 Shtator 2019, komiteti i statusit të lojtarëve të FIFA vendosi që Cardiff duhet t’i paguajë Nantes shumën prej 6,000,000 euro, që korrespondon me këstin e parë për shkak të në përputhje me marrëveshjen e transferimit të lidhur midis palët në 19 janar 2019 për transferimin e të ndjerit Emiliano Sala nga Nantes në Cardiff”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!