Shullazi ankimoi vendimin për regjimin ’41 Bis’, Kushtetuesja pranon kërkesën: Iu shkelën të drejtat

schedule10:19 - 18 Mars, 2022

schedule 10:19 - 18 Mars, 2022

Gjykata Kushtetuese në vendimin e saj të fundit ka vendosur që Emiljano Shullazit iu shkelën të drejtat gjatë procesit në Apel.

Vendimet e gjykatës, sipas Kushtetueses bien ndesh me  Kushtetutën sepse Emiljano Shullazit i është cenuar e drejta për proces të rregullt ligjor.

Ndërkohë kujtojmë që prej shtatorit të citit që lamë pas, Shullazi ka ankimuar në Gjykatën Kushtetuese vendimin për qëndrimin e tij në regjimin e izolimit “41 bis”. Ankimimi i Shullazit në Kushtetuese vjen pasi Apeli i Gjykatës së Lartë rrëzoi pretendimet e tij për të dalë nga ky regjim i sigurisë së rreptë.

“Konstatimin e cenimit të së drejtës për proces të rregullt ligjor gjatë gjykimit të ankimit ndaj urdhrit nr. 253, datë 28.07.2020 të ministrit të Drejtësisë “Për vendosjen në regjimin e posaçëm të ushtrimit të të drejtave në burgun e sigurisë së lartë për të paraburgosurin EmiljanoShullazi”, si pasojë e mosrespektimit të parimit të kontradiktoritetit.

Ky vendim është përfundimtar, i formës së prerë dhe hyn në fuqi ditën e botimit në Fletoren Zyrtare”, thuhet në vendimin e Kushtetueses. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!