Zjarri në magazinën me materiale sfungjeri në “Misto Mame” është shuar pas ndërhyrjes së forcave zjarrfikëse.
Policia nën me dije se nga tymi kanë mbetur të asfiksuar 2 shtetas, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i policisë:
Në vijim të informacionit për zjarrin e rënë në një magazinë me materiale sfungjeri, në “Misto Mame”, ju bëjmë me dije se pas ndërhyrjes së forcave zjarrfikëse u bë e mundur fikja e zjarrit.
Nga tymi i shkaktuar nga zjarri kanë mbetur të asfiksuar 2 shtetas, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Vijon puna nga grupi hetimor, për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. /abcnews.al