Ylli i filmave me të njohur të Quentin Tarantino, Michael Madsen është ndarë nga jeta në moshën 67 vjeçare. Madsen u gjet pa shenja jete në shtëpinë e tij në Malibu herët mëngjesin e së enjtes.
Aktori u bë I famshëm me rolet e tij në “Kill Bill”, Reservoir Dogs, “The hateful eight” apo “Once Upon a Time in Hollywood”, disa nga kryeveprat e Tarantino.
Ai madje ishte planifikuar të lunate rolin ikonik që më pas e mori John Travolta në “Pulp Ficton”, një nga filmat që bëri histori, por e refuzoi, zgjedhje për të cilën më pas tha se u pendua.
Rolet e tjera të Madsen që lanë gjurmë përfshijnë ato në “The Doors”, “Thelma & Louise” dhe “Donnie Brasco”.
Gjatë gjithë karrierës së tij, ai aktroi edhe në projekte të tjera më të vogla, por herë pas here u shfaq në filma të profilit të lartë, siç është filmi i James Bond “Die Another Day” dhe adaptimi i romanit grafik “Sin City”.
Michael Madsen lindi në Çikago më 25 shtator 1957, nga një baba zjarrfikës dhe një nënë regjisore; motra e tij Virginia Madsen është nominuar për çmimin Oscar për aktoren më të mirë.
Madsen u martua tre herë dhe pati gjashtë fëmijë, përfshirë aktorin Christian Madsen.
/abcnews.al/