Shuhet Uran Kostreci, Çika: Ishte legjenda e qëndresës antikomuniste

schedule16:33 - 12 Korrik, 2021

schedule 16:33 - 12 Korrik, 2021

Ndërron jetë në moshën 83-vjeçare ish i përndjekuri politik Uran Kostreci. Lajmin për ndarjen nga jeta të shkrimtarit e ka dhënë kryetari i Shoqatës Antikomuniste e Ish-të Përndjekurve, Nebil Çika.

Shuhet Uran Kostreci! Me pikëllim të thelle jo njoftojmë se legjenda e qendresës antikomuniste Uran Kostreci ndëroi jetë sot.

Në emer tim dhe të përndjekurve politikë antikomunistë të Shqiperise ju shpreh ngushllimet familjarve miqve bashkevujtesve dhe bashkëluftëtarëve të tij. Qofsh  i parajsës vëllai ynë,  kampion i qëndrës, asketi i lirisë! Për oraret e ceremonisë funerale do tiu njoftojmë sapo ti vendosim!” shkruan ai.

Ish-kandidati për kryetar të PD-së, Agron Shehaj shprehet se Urani ishte dëshmia e gjallë se komunizmi goditi më të mirët. “Uran Kostreci ishte shpirt i ndjerë, intelektual i vërtetë dhe burrë zotëri. Vuajti nga regjimi komunist, por nuk u thye kurrë. Urani ishte dëshmia e gjallë se komunizmi goditi më të mirët.

U prehsh në paqe, Uran! Nuk do të të harrojmë” mbyllet postimi. Homazhet do të zhvillohen nesër datë 13 korrik 2021 nga ora 08.00-11.00 tek godina e të përndjekurve politike Rruga e Elbasanit Tiranë.

Kush ishte Uran Kostreci? 

“Ai lindi më 1938, në Sarandë në një familje me kontribute te spikatura patriotike. Kur ishte ende fëmije  i arrestuan dhe i denuan te atin si eksponent i Ballit Kombetar. Me mundime arriti te mbaroje shkollën normale Elbasan dhe per një kohë te shkurtër punoi si arsimtar në rrethin e Vlorës deri sa u arrestuar 5 gusht 1961.

Më 28 tetor 1961, Gjykata Ushtarake e Tiranës e dënoi “për tradhti ndaj atdheut”, e mbetur në tentativë, me 15 vjet burg, konfiskimin e pasurisë së luajtshme e të paluajtshme dhe humbjen e të drejtave elektorale për 3 vjet.

Më 28 qershor 1973, Gjykata e Matit, e dënoi “se ka fyer përfaqësuesin e pushtetit” dhe se ka bërë “agjitacion e propagandë”, me 8 vjet burg. Kreu gjithsej 20 vjet burg, u lirua më 13 qershor 1981. Pas burgut bëri 5 vjet internim, 1983-1988 në fshatin Kurtaj të Peqinit, ku u dënua me 3 vjet burg për largim pa leje nga internimi. Ka filluar të shkruajë poezi që në gjimnaz, por nuk mundi të botohej për arsye biografie.

Botimet e para i ka filluar pas rënies së regjimit komunist në shtypin e përditshëm. Ka botuar disa vëllime poezi dhe një novelë. Ndër më të njohurat është poema “Epopeja e karkalecave”, të cilën e shkroi në vitet e burgut të Burrelit dhe mundi ta nxirrte që aty sepse e mësoi përmendësh. 

Ai është themelues i Shoqates Antikomuniste e të Përndjekurve politikë te Shqipërisë dhe anëtar i kryesisë kombëtare. Ishte  kryeredaktori e botuesi i pare i gazetës Liria gazete e te perndjekurve politikë.te Shqipërisë.

U përfshi fort në lëvizjen demokratike dhe u zgjodh, dy herë, kryetar i PD dega  Elbasan. Ishte  krye të forumit për dënimin e gjenocidit komunist në Shqipëri dhe ai ka meritën që akuzoi dhe mblodhi prova që çuan në të vetmin proces gjyqësor për krimet e komunizmit në Shqipëri, ku u akuzuan dhe dënuan krerët e lartë të diktaturës komuniste . Për qendresën dhe  ndaj diktatures komuniste  dhe aktivitetin e shquar politik, intelektial e patriotik, Presidenti i Republikës e ka nderuar me titullin e lartë “Nderi i Kombit”.

Ikja e tij nga kjo botë eshte një humbje e madhe për të gjithë ne ,pasi sic thoshte edhe vete kishte ende shume per të na dhënë e thënë. Me sakrificën dhe veprën e tij jam i sigurt që e ka rezervuar vendin e tij në parajsë. Po nuk qe Atje Urani, kush tjetër mund të jetë?!” shkruan Nebil Çika.

/ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!