Mjekësia shqiptare në zi. Anestezisti i njohur, Aleksandër Hoxha ka ndërruar jetë në mënyrë të papritur. Lajmin e ka dhënë Shoqata e Anestezistëve & Reanimatorëve të Shqipërisë në një postim në Facebook, por ende nuk dihen shkaqet.
“Me dhimbje dhe hidherim te thelle njoftojme ndarjen nga jeta te kolegut dhe mikut prof.Aleksander Hoxha! U prehsh ne paqe profesor i dashur! Ngushellimet me te sinqerta familjareve dhe te afermve!
Qofsh i parajses mik i nderuar” shkruan Shoqata e Anestezistëve & Reanimatorëve.