Shuhet në moshen 90 vjeçare këngetari i tangos Rudolf Stambolla

schedule12:53 - 6 Mars, 2021

schedule 12:53 - 6 Mars, 2021

Ndonëse karrierën e tij muzikore  e mbylli ne harkun e 10 viteve , regjistrimet e 35 këngëve, të tij janë perlat e muzikës së lehte shqiptare. Mbyll sytë këngëtari i tangos dhe i dashurisë Rudolf Stambolla në moshën 90 vjeçare. Ai ishte pjesë e grupit të parë shqiptarë të muzikës së lehtë.

Tingujt e e këngës “ Kur gjethet bien në vjeshtë “ shënojnë edhe fillesat e tangos  shqiptare …

Muzika e tij u bë pjesë e filmit bota ,  e cila e gëzoi fort asokohe. Rudolf Stambolla i rritur në Shkodër, fillesat e tij i pati me këngën satirike të Pjetër Gacit, “Kënga e Salepit”.

Karriera aktive e Stambollës nisi më 1946, por nuk zgjati shumë. Në vitin 1963 mori pjesë në edicionin e dytë të Festivalit të Radio Televizionit Publik Shqiptar me këngën “Për dashurinë do këndoja”, duke heq dorë më pas përfundimisht nga muzika për të vijuar punën, si teknik për centralet telefonike në Uzinën e Post Telegraf Telefonave.

Ndonëse karriera e tij muzikore mbaroi herët, regjistrimet e 35 këngëve, si: “Një natë në det”, “Flutur” (në duet me Anita Taken), “A të kujtohet”, “Përsëri ke me u afruar”, “Këndo kitara ime”, janë kengë të cilat hyjnë ne fondin e arte te muzikës shqiptare ./abcnews.al