Shuhet në moshën 66-vjeçare aktori i njohur, Ron Cephas Jones

schedule18:50 - 20 Gusht, 2023

schedule 18:50 - 20 Gusht, 2023

Ndahet nga jeta në moshën 66 vjeçare aktori  amerikan Ron Cephas Jones.

Ai u bë i famshëm nga This Is Us, aktori fitoi dy çmime me rolin e tij prekës si një baba që më në fund gjen faljen, Jones gjithashtu u shfaq në serialin televiziv superhero të Netflix, Luke Cage.

Sipas menaxherit të tij ai kishte një problem me mushkëritë. Në fakt, ai iu nënshtrua një transplanti të dyfishtë të mushkërive në vitin 2020 për shkak të sëmundjes pulmonare obstruktive kronike dhe kaloi pothuajse dy muaj në një spital të Los Anxhelosit.

Aktorja fituese e Oskarit, Octavia Spencer, e cila luajti së bashku me Jones në serialin “Truth Be Told”, tha se ishte “shkatërruar” nga lajmi. “Roni ishte një aktor tepër i talentuar dhe, mbi të gjitha, një person jashtëzakonisht i sjellshëm”, tha Spencer. “Çdo ditë në xhirime me Ron ishte një ditë e bukur.”

/abcnews.al