Shuhet në moshën 20-vjeçare ylli i “Disney Channel”

schedule18:15 - 7 Korrik, 2019

schedule 18:15 - 7 Korrik, 2019

Ka ndërruar jetë në moshën 20-vjeçare aktori amerikan Cameron Boyce , i konsideruar si ylli i ri i serive televizive të kanalit “Disney Channel”. Lajmin e ka bërë të ditur familja e aktorit përmes një komunikate dërguar mediave amerikane, ku shpreh dëshpërimin e thellë për humbjen e Cameron.

Sipas komunikatës, 20-vjeçari ndërroi jetë në gjumë për shkak të një ataku kardiak, pasojë e një sëmundjeje për të cilën ai po merrte mjekime. Boyce ka interpretuar në një seri programesh televizive si serialet “Xhesi” dhe “Pasardhësit”, si dhe në filmin horror “Pasqyrat”.

Një zëdhënës i Disney Channel e përshkroi Boyce si një aktor jashtëzakonisht të talentuar. “Ai kishte një talent të pabesueshëm, ishte një person shumë i kujdesshëm dhe mbi të gjitha një djalë i dashur dhe i përkushtuar ndaj familjes dhe miqve”, tha zëdhënësi. Një ditë përpara se të vdiste, Cameron Boyce kishte postuar një foto bardhezi të tijën në Instagram./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!