Gjykata e Tiranës vendosi sot të rrëzojë kallëzimin për shpifje që shkrimtari Agron Tufa kishte bërë ndaj deputeti socialist, Spartak Braho. Viti 2019 ishte tejet i polarizuar. Braho dhe Tufa lëshuan në publik akuza e kërcënime ndaj njëri tjetrit. Këtë fundvit, ish-drejtori i Institutit për Krimet e Komunizmit, u largua nga vendi duke kërkuar azil në Zvicer. Tufa tha se ndjehet i pasigurt për veten dhe për familjen. Pas largimit në azil, Tufa ka humbur gjyqin ndaj Brahos, të cilin e akuzonte për veprat penale “Fyerje” , “Shpifje” për të cilat kërkonte shpërblimin dëmi më shumën e 250 mijë lekëve të rinj.
Debati ka nisur kur Spartak Braho, kërkoi në Kuvend shkarkimin e Tufës. Braho akuzoi Tufën dhe institucionin që ai drejton se po nxijnë Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare dhe se janë kthyer në një seksion të Ballit Kombëtar. Por ky reagim i tij me sa duket ka ardhur për shkak të një botimi të ISKK, i cili në të vërtetë ka dalë në qarkullim 5 vjet më parë. Bëhet fjalë për librin e Çelo Hoxhës, “Krimet e komunistëve”.
/abcnews.al