Shuhet mjeshtri i valles, Rexhep Çeliku

schedule09:03 - 12 Janar, 2018

schedule 09:03 - 12 Janar, 2018

Është ndarë nga jeta mëngjesin e sotëm mjeshtri i madh i valles shqiptare, Rexhep Çeliku. Ai humbi betejën me një sëmundje të rëndë që i mori jetën në moshën 63 vjeçare.

Rexhep Çeliku ishte solisti i parë i Ansamblit të Këngëve dhe Valleve në vendin tonë. Gjatë një karriere për disa dekada ai realizoi një numër të madh shfaqjesh brenda dhe jashtë vendit, duke rrëmbyer duartrokitjet e publikut me interpretimet e tij në skenë.

Rexhep Çeliku u shfaq për herë të fundit publikisht vetëm 3 ditë më parë, gjate ceremonise ne presidence kur Presidenti i Republikës, Ilir Meta, i akordoi Dekoratën”’Nderi i Kombit” atij dhe valltares tjetër të njohur të këtij Ansambli, Lili Cingu./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!