Shuhet Leo Beenhakker/ Trajneri i shquar mbyll sytë në moshën 82 vjeçare

schedule12:41 - 11 Prill, 2025

schedule 12:41 - 11 Prill, 2025

Ishte përfaqësues i një shkolle të madhe.

Leo Benhaker, trajneri simpatik dhe origjinal holandez kaloi në histori, ndërsa mbylli sytë në moshën 82-vjeçare.

Njeriu që drejtoi Ajaksin, Fejnordin dhe Realin e Madridit, do të mbahet mend si përfaqësues I futbollit sulmues dhe pa kompromis, që fitoi tituj, edhe pse jo në kupat e Europës.

Me Ajaksin fitoi dy kampionate të Holandës, dhe një titull tjetër në Holandë e mori në stolin e Fejnordit.

Në 1986, Benhaker u caktua trajner I Realit, duke fituar tre tituj radhazi kampion në Spanjë, në 1987, 1988 e 1989.

Fitoi edhe Kupën e Mbretit në Madrid në 1989, ndërsa në Kupën e Kampionëve eliminoi skuadra të shquara si Napolin e Maradonës apo Juventusin, por nuk arriti ta fitonte dot trofeun.

Në vitin 2006 u bë trajner I Polonisë, duke e kualifikuar këtë kombëtare në fazën finale të Kampionatit Europian 2008, për herë të parë në historinë e saj.

Më herët, arriti një tjetër sukses, duke kualifikuar një kombëtare modeste si Trinidad e Tobago në fazën finale të Kupës së Botës në 2006./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!