Shuhet doktori i njohur në Librazhd

schedule23:14 - 3 Mars, 2021

schedule 23:14 - 3 Mars, 2021

Lajm i trishtë nga qyteti i Librazhdit. Ka ndërruar jetë doktori i njohur Gjergji Dhono. Ai ishte një ndër mjekët më të nderuar të qytetit. Doktori lë një boshllëk të madh jo vetëm tek familja, por tek i gjithë qyteti i Librazhdit. Homazhet zhvillohen nesër tek “Rruga e Kavajës” në Tiranë.

Me hidherim dhe me dhimbje te madhe sot u nda nga jeta doktor Gjergji Dhono, nje nder mjeket te shkelqyer te qytetit ton. Do ta kujtojm doktorin gjithmon me buzeqeshjen e tij dhe pozitivitetin qe pasqyronte shpirti i tij.

Homazhet zhvillohen tek rr.e Kavajes. Ngushellime familjes varrimi behet neser ne Kavaje ora 13:00” shkruan faqja “Librazhdi Ynë” në Facebook./ db/ Abcnews.al