Shuhen shpresat për përkthyesen shqiptare

schedule17:19 - 7 Shkurt, 2019

schedule 17:19 - 7 Shkurt, 2019

Duket se të gjitha shpresat për përkthyesen shqiptare në Francë janë shuar. Drita Kurtsmajlaj ka marrë një përgjigje negative nga prefektura Gironde, duke ui mohuar e drejta e qëndrimit në shtetin francez.  23-vjeçarja shqiptare e cila mbështetej nga politikanë, dhjetëra shoqata, organizata joqeveritare, institucioneve si dhe mijëra qytetarë, do të duhet të lërë Francën bashkë me dy prindërit e saj.

Të gjithë e kanë quajtur vendimin për Dritën si dramatik dhe të papranueshëm. Ajo sipas francezëve çdo ditë  kishte bërë akte heroike që nga dita kur kishte shkelur atje. Sipas mediave në Francë të gjithë ata që e njohin nga afër Dritën mund ta dëshmojnë për punën që ajo ka bërë dhe në këmbim nuk ka marrë asgjë. Ajo punonte si përkthyese vullnetare për shumë emigrantë që shkonin në Francë.

Dritës i është mohuar leja e qëndrimit për shkak të mungesës së dëshmisë së rrezikut në rast të kthimit në Shqipëri. Ajo është larguar nga Shqipëria, pasi familjes së saj i kishin djegur shtëpinë dhe biznesin ku dhe është kërcënuar me vdekje. Familja e saj në Shqipëri është e prekur nga fenomeni i gjakmarrjes. Por të gjithë mbështetësit e saj kanë reagur. Ata po përdorin çdo mejt që Drita dhe familja e saj të mos dëbohet për në Shqipëri.

Ata po kërkojnë urgjentisht një takim në Prefekturën, ku i kanë dërguar një Emaili u të mërkurë, 6 Shkurt dhe po presin përgjigje. Megjithatë, grupi mbështetës pretendon se ka një dokument. Një letër e shkruar nga kryebashkiaku i qytetit ku ka lindur Drita, në të cilin zyrtari i zgjedhur konfirmon se ajo dhe familja e saj përballen me kërcënime me vdekje në Shqipëri. Për Brigitte Benayoun, dëshmia vërteton se Drita dhe anëtarët e tjerë të familjes së saj nuk mund të kthehen në Shqipëri.  Nga ana e saj, Prefektura mbetet e vendosur në vendimin e saj./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!