“Rusia planifikon të vendosë 120,000 trupa në territorin e Bjellorusisë për të sulmuar Ukrainën nga veriu në pranverë,” sipas një polikani bjellorus.
Sipas tij, qeveria e Moskës ka hartuar një plan prej muajsh, sipas të cilit Rusia kërkon të dërgojë një numër trupash në Bjellorusi, në mënyrë që të mund të sulmojë Ukrainën edhe nga veriu.
Deri në 120,000 trupa do të vendosen në Bjellorusi.
Presidenti rus Vladimir Putin dhe presidenti bjellorus Alexander Lukashenko po planifikojnë një pushtim të Ukrainës nga Bjellorusia pranverën e ardhshme.
Sipas burimeve tona, rusët duan të dislokojnë deri atëherë 120 mijë ushtarë në Bjellorusi”, thekson Latuska, duke shtuar se “numri i ushtarëve rusë të vendosur në Bjellorusi është rreth 5000, të ndarë në katër baza ushtarake ruse”.
Pavel Latushka beson se baza e planit ruso-bjellorus është një përpjekje që të detyrojë Ukrainën të vendosë më shumë trupa në kufirin e saj verior për të parandaluar një sulm të mundshëm. “Kjo do ta detyronte Ukrainën të tërheqë forcat e saj nga jugu ose lindja,”tha ai.
“Putini po përdor vendin tonë për agresionin e tij dhe Lukashenko është një idiot ”, tha politikani bjellorus duke iu referuar në mënyrë të ashpër liderit të vendit të tij.
“Si qen i Putinit, Lukashenko është plotësisht i varur financiarisht nga Moska, ndaj nuk mund të thotë jo.
Në të njëjtën kohë, Lukashenko dëshiron të rrisë numrin e ushtarëve të tij nga 65,000 ushtarë sot në 100,000 ushtarë deri në pranverë.
“Do të jetë e vështirë për të ,” tha Latuska, duke shtuar se bashkëqytetarët e tij nuk duan të luftojnë me ukrainasi.
“Ne jemi një popull paqësor, populli ynë nuk dëshiron të luftojë me ukrainasit. Ne nuk kemi asnjë arsye për të luftuar me ukrainasit dhe nuk duam të vdesim për Putinin”.
/abcnews.al