Shuhen flakët tek ish-Uzina e përpunimit të naftës në Ballsh, kallëzohen dy persona

schedule19:15 - 1 Mars, 2024

schedule 19:15 - 1 Mars, 2024

Ish-Uzina e përpunimit të naftës në Ballsh u përfshi gjatë ditës së sotme nga flakët. Sipas informacioneve zyrtare, pas ndërhyrjes së autoriteteve është bërë e mundur edhe shuarja e zjarrit.

Për këtë ngjarje janë kallezur dy persona. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi

Rreth orës 15:40, tek ish Uzina e përpunimit të naftës, gjatë punës për çmontimin e një depozite, si pasojë e mbetjeve të naftës në depozitë është shkaktuar zjarr.

Falë ndërhyrjes së menjëhershme nga shërbimet e Policisë dhe zjarrëfikses u bë e mundur fikja e zjarrit

Nga specialistët e Komisariatit të Policisë Mallakastër, u referuan materialet në Prokurori për shtetasit A. O., 49 vjeç, banues në Korçë, dhe B. R., 56 vjeç, banues në Mallakastër, pasi duke punuar për çmontimin e depozitës, nga pakujdesia kanë shkaktuar zjarr dhe si pasojë është shkaktuar ndotje e ajrit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.