Shuhen 163 vatra zjarri në vend, MM: Flakët në Karaburun nën kontroll, si paraqitet situata në vend

schedule17:09 - 6 Gusht, 2021

schedule 17:09 - 6 Gusht, 2021

Në 11 ditët në betejë me vatrat e zjarrit janë shuar të paktën 163 të tilla. Lajmin e bën të ditur Ministria e Mbrojtjes ndërsa publikon bilancin e këtyre ditëve. Bëhet e ditur se zjarret e rëna më 28 korrik në fshatin Kreshpan,Cakran dhe në vendgrumbullimin e mbeturinave në Fier janë shuar 3 ditë pas operacioneve pa pasur dëme në njerëz dhe banesa.

Ndërkohë, pas 11 ditësh përpjekjesh për të shuar vatrën e zjarrit në Gadishullin e Karaburunit, bëhet e ditur se tashmë flakët janë të izoluara në  pjesën më të madhe.

Ndërsa, zjarri i rënë më 30 korrik në vendin e quajtur “Qafa e Hartës” në Ksamil u shua duke shmangur rrezikun që paraqitej për banesat aty pranë. Zjarri i rënë në Himarë, Livadhë u shua duke mos i lënë flakët të kalojnë në zonën ku pushonin turistët.

Siç njofton MM, u realizua me sukses mbajtja jashtë rrezikut e banesave dhe e banorëve nga zjarri që ra në fshatin Kutal, bashkia Përmet.

Zjarret e rëna në fshatrat: Qestorat, Dhoksat, A.Lengo, A.Zeneli, Krinë, Tranoshisht, Saraqinisht, në bashkinë Gjirokastër u shuan përfundimisht, duke shpëtuar në kohë banorët dhe banesat, por fatkeqësisht vetëm me një humbje jete dhe një të lënduar.

Janë shuar totalisht edhe zjarret ne fshatrat Gjorm dhe Gumenicë, në Qarkun Gjirokastër. Këto vatra u shfaqën në mënyrë të menjëhershme dhe me drejtim të pakontrolluar si pasojë e erërave të forta.

Zjarri i rënë në bashkinë Kurbin me 1 gusht në një sipërfaqe me pyll pishe dhe lis u shua ne kohë duke shmangur rrezikun e banesave aty pranë.

Zjarri i rënë në bashkinë Vorë, zona e Gërdecit, u menaxhua në kohë duke shmangur rrezikun e banesave qe ishin shume pranë vatrave. Edhe flakët në qytetin Fushë Arrëz, u menaxhuan pa kaluar tek banesat aty pranë. Është shuar tërësisht edhe vatra e zjarrit në Kalis të Kukësit, i cili rrezikoi edhe banesat e zonës.” s.b/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!