Shtyu arbitrin, Federata Italiane nuk fal dhe dënon Ribery

schedule21:14 - 28 Tetor, 2019

schedule 21:14 - 28 Tetor, 2019

Franck Ribery bëri një ndeshje shumë të mirë në takimin kundër Lazios në fundjavë, duke dhënë asistin e golit të Chiesa, i cili barazoi provizorisht në 1-1. Megjithatë, Fiorentina do e humbiste këtë sfidë ndaj lacialëve, me një gol të Immobiles në minutat e fundit.

Ribery nuk ishte aspak i qetë në momentet e fundit të sfidës, madje edhe shtyu arbitrin kryesor. Sot, Federata Italiane ka vendosur ta dënojë sulmuesin francez. Plot 3 ndeshje pezullim dhe gjobë 20 mijë euro ka qenë dënimi që Federata i ka dhënë veteranit të Fiorentinës, i cili do të jetë një mungesë e madhe për “La Viola” në fazën më të ngarkuar të kampionatit.

Ribery ka qenë një ndër lojtarët më të mirë në Serie A këtë sezon, duke treguar se mosha është thjesht një numër./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!